4 tendencat e veshjeve për burra që do të dominojnë këtë sezon

schedule12:07 - 8 Korrik, 2021

schedule 12:07 - 8 Korrik, 2021

Vera kërkon një “reformim” të garderobës. Duhet të zgjidhni veshjet e duhura jo vetëm për të përballuar vapën, por gjithashtu për t’u azhurnuar me tendencat më të fundit të aprovuara nga dizajnerët. Këto janë trendet pranverë / verë 2021 për burrat që do të dominojnë këtë sezon.

Këmisha stil safari

Stilistët janë fiksuar me këto modele këmishe, që synojnë t’i tërheqin adhuruesit e modës në një xhungël urbane.

Këmisha Havai

Koleksionet pranverë/ verë shpesh shfaqin ngjyra dhe printime aventureske dhe ky sezon nuk bën përjashtim.

Këmisha stil detar

Pamja e frymëzuar nga freskia e detit nuk del kurrë nga moda, por kësaj here dizajnerët i kanë dhënë një pamje më luksoze.

Pantallona të shkurtra

Burberry SS21 në Javën e Modës në Londër (Burberry / PA)

Pantallonat nuk duhet të jenë aq të shkurtra këtë sezon, nëse dëshironi të jeni në trend. Bermudat e gjera dhe stilet më të gjata bënë bujë në pasarelat e Dior, Etro, DSquared2 dhe Burberry. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!