4 shenjat që tregojnë se partneri po ju fsheh diçka

schedule14:39 - 16 Prill, 2021

schedule 14:39 - 16 Prill, 2021

Gënjeshtra mund të jetë një nga gjërat që mund t’i japë fund një marrëdhënie. Kur partneri mashtron, vihet re një ndryshim të konsiderueshëm në sjelljen e tij. Një ndër shenjat që partneri po fsheh diçka, është dhe mungesa e kontaktit me ty. Por ka dhe disa shenja të tjera lehtësisht të dallueshme.

Flet shumë më pak

Nëse më parë partneri fliste hapur me ju dhe tashmë iu shmang, atëherë kjo tregon që diçka nuk shkon. Duhet të flisni me ta dhe të përpiqeni të zbuloni arsyen që qëndron pas këtij ndryshimi në qëndrim.

Kalon më shumë kohë jashtë

Nëse partneri juaj vjen çdo ditë në shtëpi vonë dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon jashtë, atëherë po përpiqet të fshehë diçka nga ju.

Shfaq nervozizëm në fytyrë

Nëse ai gënjen për çdo gjë të vetme, atëherë mund të vëreni nervozizmin në fytyrë. Kjo tregon se ata po fshehin diçka.

Ju injoron vazhdimisht

Nëse partneri ka filluar t’ju injorojë krejt papritur, kini parasysh se ai mund t’ju fshehë diçka. Kjo është një shenjë që nuk dëshiron të ndajë gjëra me ju. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!