Kur flasim për një marrëdhënie, priremi të përqendrohemi te “flamujt” e kuq dhe detajet që tregojnë se duhet t’i japim fund para se të jetë vonë. Edhe pse është e rëndësishme të dallojmë shenjat që tregojnë se nuk është një lidhje e shëndetshme, është po aq e rëndësishme të fokusohemi në aspektet pozitive të partnerit.
A na bën të ndihemi të sigurt? Përpara se të shohim shenjat që tregojnë se një marrëdhënie është e shëndetshme, mbani mend se nevojat janë subjektive dhe nuk po kërkojmë të gjithë të njëjtën gjë. Megjithatë, të dhënat e mëposhtme na japin një pasqyrë të mirë të përgjithshme.
Nuk ka frikë nga diskutimet
Kur lind një çështje, ajo nuk do të zgjidhet duke thënë ok dhe duke vazhduar jetën. Komunikimi dhe diskutimi që përfshin respekt të ndërsjellë dhe shprehje të mendimeve, tregon se keni bërë një zgjedhje të mirë. Edhe kur jo gjithçka zgjidhet, ekziston nevoja e ndërsjellë për zhvillim dhe njëri llogarit nevojat e tjetrit.
Është i pambrojtur dhe nuk ka turp për këtë
Kur keni një marrëdhënie shumë të mirë me veten, nuk keni frikë të manifestoni të gjitha anët. Ju jeni të pambrojtur, qani, jeni të frikësuar, të shqetësuar dhe gjithçka është në rregull. Pasi është në rregull të bësh të gjitha këto para të tjerëve.
Ju tregon dashurinë e tij
Për mirë apo për keq, nuk e shprehim të gjithë butësinë në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, kur je me një person, mëson edhe të deshifrosh sjelljen e tij. Ai mund të mos thotë vazhdimisht të dua, por mund të të përkëdhelë, të përqafojë që të ndihesh i sigurt, të të dëgjojë kur nuk je mirë dhe të kujdeset për ty.
Tjetër dashuri dhe tjetër seks
Dashuria manifestohet fizikisht, por sigurisht që nuk është vetëm kaq. Seksi është një pjesë e madhe e marrëdhënies së dashurisë, por nëse nuk ka lidhje shpirtërore, komunikim dhe pranim, flasim për një marrëdhënie pa të ardhme. /abcnews.al