4 shenja që tregojnë se keni varësi ndaj sheqerit!

schedule21:19 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 21:19 - 23 Dhjetor, 2020

Të gjithë jemi të varur nga diçka dhe të gjithë kemi pika të dobëta. Mund të jeni të varur dhe nga ushqimet e ëmbla, por thjesht nuk e kuptoni. Kjo lloj varësie, vitet e fundit është rritur shumë, por ajo që ju duhet të dini ësgtë se konsumi i tepërt i sheqerit, rrit rrezikun e sëmundjeve kronike të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundja e mëlçisë, kanceret, mjegulla e trurit, depresioni dhe mbipesha.

Për të kuptuar nëse dhe ju keni varësi ndaj sheqerit, lexoni më poshtë 4 shenjat më të shpeshta.

1. Keni dëshirë të fortë për ëmbëlsira

Dëshirat shfaqen menjëherë pasi të keni ndaluar marrjen e sheqerit. Këto dëshira rriten për shkak të luhatjes në nivelet e hormoneve të trurit.

2. Lodhje dhe ankth

Ndjenja e parë letargjike shfaqet në rreth 24 orë pas ndërprerjes së konsumit të sheqerit. Në këtë moment filloni të ndiheni të lodhur dhe në ankth. Studuesit e kanë krahasuar këtë tërheqje të ngjashme me atë të nikotinës apo morfinës.

3. Dhimbje koke

Ngrënia e karbohidrateve të thjeshta mund të shkaktojë migrenë për shkak të hiperglicemisë, një rritje drastike e niveleve të sheqerit në gjak.

4. Zemërimi dhe nervozizmi

Kur hormoni dhe neurotransmetuesi i trurit marrin ndryshime, sjellja juaj ndikohet. Ju filloni të bëheni më nervozë dhe nevrikë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!