4 shenja që tregojnë se duhet të hani më shumë për t’u dobësuar

schedule20:30 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 20:30 - 20 Dhjetor, 2020

Njerëzit që i përmbahen dietave rraskapitëse me pak kalori, shpesh përjetojnë uri që mund të çojë në shtim në peshë. Për më tepër, kur trupi nuk merr lëndë ushqyese dhe energji të mjaftueshme mund të çojë në dhimbje koke. Njerëzit besojnë se uria është mënyra e duhur për të humbur peshë. Sidoqoftë, dieta të tilla ndihmojnë përkohësisht në humbjen e peshës. Në disa raste, duhet të ndryshoni strategjinë tuaj të të ngrënit. Le të shohim 4 shenja që tregojnë se  ju duhet të hani më shumë.

1. Jeni gjithmonë të uritur

Urisë mund të çojë në ruajtjen e dhjamit pasi, kur trupi ynë ka mungesë energjie dhe lëndësh ushqyese, ai ruan dhe grumbullon yndyrë. Sigurohuni që të hani ushqim të shëndetshëm që ju ngop. Për më tepër, të qenit i uritur mund të çojë në të ngrënit më shumë, për shkak të mungesës së kalorive të konsumuara gjatë ditës.

2. Dhimbje koke

Nëse vuani nga dhimbja e kokës vazhdimisht, atëherë mund të mos jeni duke ngrënë sa duhet. Studimet tregojnë se njerëzit që ndjekin një dietë kufizuese dhe anashkalojnë vaktet, ka të ngjarë të kenë migrenë pasi truri nuk merr glukozë të mjaftueshme për të funksionuar si duhet.

3. Gjithçka ju mërzit

Ndjekja e një diete rraskapitëse ju bën të mërziteni dhe irritoheni për shkak të ndjenjës së vazhdueshme të urisë. Kjo ndodh sepse trupi juaj nuk merr ushqyes të mjaftueshëm, vitamina dhe energji për të furnizuar veten për tërë ditën. Për më tepër, ngrënia e diçkaje të ndaluar si një çokollatë, biskotë ose tortë mund edhe të përkeqësojë situatën për shkak të ndjenjës së fajit.

4. Kapsllëku

Kapsllëku mund të shkaktohet nga mosrespektimi i modelit të duhur të ngrënies dhe mungesa e pirjes së ujit. Analizoni racionin tuaj ditor dhe sigurohuni që të përfshijë fibra, fruta dhe perime./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!