4 sekretet e modës që do t’ju bëjnë të dukeni si një blogere

schedule19:29 - 18 Prill, 2021

schedule 19:29 - 18 Prill, 2021

Në vitet e fundit, influencuesit janë njerëzit më të spikatur që shikojmë nëpër rrjete sociale. Ndodh shpesh që të ndiqni në rrjete sociale blogerë që iu frymëzojnë me stilin që ndjekin. Veshjet me të cilat shfaqen janë çelësi me të cilin ata kanë sukses.

Kombinimet janë të shumta por gjithashtu kanë dhe shumë “sekrete” të tjera që çojnë në suksesin e tyre. E bardha është aleati i tyre, është një ngjyrë shumë pozitive që ndriçon fytyrën dhe shkon me shumicën e veshjeve që dëshirojnë të krijojnë.

 

Blogerët e famshëm zgjedhin këpucët që do të veshin në varësi të pantallonave. Nëse, për shembull nëse veshja është shumë e gjatë, ata investojnë në këpucë me taban më të lartë, në mënyrë që pëlhura të mos prekë dyshemenë dhe të theksohet një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes.

Zgjedhin “strategjikisht” sa lëkurë do të tregojnë. Nuk ekspozohen plotësisht për t’u dukur seksi. Ndjekin rregullin tradicional: Nëse i kanë këmbët të zbuluara, nuk bëjnë të njëjtën gjë me gjoksin dhe anasjelltas. Guxojnë gjithashtu me ngjyrat, duke krijuar një pamje që bie në sy menjëherë. /abcnews.al