4 raste duhet të telefononi menjëherë një pediatër

schedule16:00 - 13 Tetor, 2021

schedule 16:00 - 13 Tetor, 2021

Shihni kur duhet të shqetësoheni dhe telefononi menjëherë pediatrin tuaj.

  1. Temperaturë e lartë

Temperatura e fëmijës deri në 37.2 gradë konsiderohet normale. Nëse temperatura arrin 38 gradë Celsius në zonën rektale dhe fëmija juaj është nën tre muaj, duhet të telefononi menjëherë një pediatër, ndërsa për fëmijët nga 3 muaj deri në 3 vjeç, shqetësuesi është 38.9 gradë.

  1. Të vjella dhe diarre

Të vjellat dhe diarreja mund të jenë simptomë e gastroenteritit. Një formë e butë e gastroenteritit manifestohet me 1-5 të vjella dhe 3-6 diarre. Nëse këto simptoma vazhdojnë vetëm ose së bashku, duhet të telefononi pediatrin tuaj.

  1. Dhimbje të vazhdueshme abdominale

Dhimbja në anën e djathtë të barkut mund të jetë një shenjë e apendicitit.

  1. Skuqje

Nëse fëmija juaj ka skuqje ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.Në fakt nëse shoqërohen me një fytyrë, buzë dhe sy të fryrë, ekziston mundësia e një reaksioni alergjik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!