4 provat që “fundosin” grabitësit e biznesmenit, skema si u futën në vilë dhe dështimi i vetëm

schedule15:20 - 26 Tetor, 2021

schedule 15:20 - 26 Tetor, 2021

Nga Xhensila Kodra

“ABC” ka siguruar dosjen me provat që ka mbledhur deri tani prokuroria për grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu nga Nikla e Krujës. Por deri më sot nuk ka asnjë të arrestuar. Dëshmia e vajzës  dhe vetë biznesmenit mund të ndihmojë shumë autoritetet për të shkuar në gjurmët e autorëve. Xhelona Çangu u shpreh se nisur nga e folura, dyshon se autorët kanë qenë nga zona e Laçit dhe se flisnin me kufje mes tyre.

Policia dhe prokuroria i ka kërkuar kompanive celulare që të zbardhë thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja, çka mund të ndihmojë deri në zbulimin e grabitësve. “ABC” mësoi se ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysëm në banesën e biznesmenit. Ata kyçën në dhoma të ndryshme dy bashkëshortët dhe fëmijët, madje aty ka qenë dhe një nga shoqet e Xhelonës.

Nazmi Çangu para grupit hetimor tha se nuk mbante mend gjithçka cfarë kishte ndodhur, pasi kishte humbur ndjenjat për shkak të dhunës të ushtruar ndaj tij. Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës. Autorët, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme. Në pamjet filmike, një prej autorëve vërehet se fillimisht i afrohet dy makinave të parkuara në oborr dhe pasi e sheh që janë në mbyllura, ngjitet në vilën e familjes Çangu.

Biznesmeni ka pohuar se autorët kanë mundur t’i marrin një armë gjahu, shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove. Policia ka sekuestruar 4 prova kyçe që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve, një armë gjahu çifte, fasheta plastike me ngjyrë të zeza pa pjesën mbyllëse; një fishek brave i këputur përgjysmë dhe kapaku i jashtëm, si dhe një kapele me ngjyrë të zeza me strehë. Ato janë çuar në laborator për ekzaminim nëse ka ose jo shenja gishtash./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!