Uji me limon njihet si një ndër pijet më të dobishme për trupin. Dhe një organet që merr benefitet më të mëdha nga konsumimi i ujit me limon është lëkura. Limoni është i pasur me vitaminën antioksiduese C, e cila ndihmon në shumë nivele nga ngadalësimi i plakjes dhe deri tek parandalimi i akneve.
Rrit prodhimin e kolagjenit.
Lëkura e pasur me kolagjen është më e shëndetshme dhe e fortë. Uji me limon detoksifikon lëkurën, ndërsa vitamina C e limonit ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për lëkurën.
Lufton puçrrat dhe i jep shkëlqim lëkurës.
Vitamina C ndihmon në luftimin e akneve dhe problemeve të tjera të lëkurës. Në veçanti, ajo eliminon bakteret që janë përgjegjëse për zhvillimin e puçrrave tek ata që kanë lëkurë të ndjeshme ose problematike. Gjithashtu limoni i jep lëkurës një pamje më të shëndetshme dhe rrezatuese.
Ndihmon në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore.
Gjëndrat mbiveshkore janë gjëndrat e vogla që prodhojnë hormonet e nevojshme si kortizoli, të cilat ndihmojnë në rregullimin e funksioneve të tilla si metabolizmin, rregullojnë presionin e gjakut dhe reagimin e trupit ndaj stresit. Për të mbajtur gjëndrat e veshkave të shëndetshme, konsumoni rregullisht ujë me limon. Hulumtimet kanë treguar se vitamina C forcon sistemin imunitar.
Mbrojtja nga radikalet e lira.
Studimet kanë treguar se një nga vetitë më të rëndësishme të vitaminës C është aktiviteti i saj antioksidues, pra mbrojtja e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Dëmtimi nga radikalet e lira mund të shkaktohet nga ushqimet e skuqura, ndotja e ajrit, alkooli, duhani, etj. Fatkeqësisht, radikalet e lira janë kudo, nga ushqimi në atmosferë, prandaj është e rëndësishme të merren masa paraprake, të tilla si pirja e ujit me limon. /abcnews.al