4 përfitime shëndetësore që merrni nga qepa

schedule13:21 - 12 Mars, 2021

schedule 13:21 - 12 Mars, 2021

Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë për qepë dhe hudhër, për një shije më të mirë. Qepër, jo vetëm i japin  një aromë të shkëlqyer ushqimit, por gjithashtu janë të shëndetshme. Më poshtë ne do ju tregojmë 4 përfitime që merr trupi nga konsumi i qepës.

1. Bakteret e mira

Ne preferojmë të mos mendojmë shumë për bakteret. Ajo bëjnë të sëmureni apo jo? Epo, jo gjithmonë. Ne gjithashtu kemi një sasi të madhe bakteresh që jetojnë brenda trupit tonë duke na mbajtur të shëndetshëm. Qepër përmbajnë fibra prebiotike, të cilat janë të mira për zorrët tuaja. Ato mbajnë të shëndetshëm florën në zorrët tuaja dhe rregullojnë nivelet e baktereve. Qepët përmbajnë gjithashtu një substancë që stimulon rritjen e bifidobaktereve. Këto baktere shtypin bakteret e tjera që dëmtojnë zorrët tuaja.

2. Zemra

Ka pasur disa studime mbi efektin e qepëve në gjakun tuaj. Këto studime treguan se konsumimi i qepës rregullisht zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut. Përveç kësaj, padyshim që nuk ka kolesterol në qepë, por ato shtojnë shumë aromë. Pra, është shumë më mirë të shtoni qepë në ushqimin tuaj sesa pak kripë shtesë, për shembull. Kripa është e dëmshme për presionin tuaj të gjakut, ndërsa qepa ju sjell përfitime.

3. Sheqeri në gjak

Studiuesit kanë zbuluar se nivelet e sheqerit në gjakun e kafshëve, u ulën ndjeshëm nga qepët. Shkencëtarët mendojnë se squfuri në qepë bën që prodhimi i insulinës të rritet, gjë që ul nivelin e sheqerit në gjak. Studimi është ende nuk është përfunduar.

4. Rreziku i kancerit

Shkencëtarët kanë hulumtuar efektin e qepës së kuqe në qelizat kancerogjene. Ata pretendojnë se qepët mund të vrasin qelizat kancerogjene për shkak të sasive të kuercetinës dhe antocianinës që ato përmbajnë. Sigurisht, kjo nuk mund të shërojë njerëzit nga kanceri, por po kryhen kërkime nëse do të ishte e dobishme të përfshihej qepa në ilaçe. Gjithashtu nuk bëni keq të shtoni qepë të kuqe në pjatat tuaja./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!