4 ndeshje pa fitore, Salihamidzic për rezultatet e Bayernit: Jam i shqetësuar

schedule19:39 - 17 Shtator, 2022

schedule 19:39 - 17 Shtator, 2022

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, beson se Julian Nagelsmann duhet urgjentisht të ndryshojë rrjedhën.

Bavarezët u mposhtën me një rezultat minimal 1-0 ndaj Augsburgut, duke e cuar në 4 ndeshje radhazi pa fitore në Bundesligë, shkruan abcnews.al.

“Ne nuk kemi mundur të fitojmë ndeshjen tonë të katërt radhazi në ligë dhe kjo më shqetëson mua. Ne humbasim shumë raste shënimi, jemi shumë shpërdorues në sulm. Ne nuk do të mund ta fitojmë rregullisht kampionatin nëse kjo nuk ndryshon”, thotë Salihamidzic në një intervistë për Sky. Kemi probleme me skuadra të fuqishme fizikisht. Nga kjo ditë, nuk mund të ketë justifikime, duhet të fillojmë të fitojmë”, tha drejtori sportiv i Bayernit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!