Për të qenë të lumtur, thjesht duhet ta dëshironi atë gjë. Shkencëtarët zhvilluan një eksperiment në të cilin vullnetarëve u kërkohej të përpiqeshin vetëm të ndiheshin të lumtur brenda një jave. Doli që pjesëmarrësit ishin në një gjendje shpirtërore më të mirë. Është akoma më mirë të përforconi qëllimet dhe të bëni diçka që ju bën të ndiheni të lumtur. Më poshtë ne do ju tregojmë disa mënyra të lehta sesi të gjeni lumturinë.
1. Merrni një pushim nga rrjetet sociale.
Mundohuni t’i jepni një pushim trurit dhe trupit tuaj nga teknologjia moderne, hiqni mendjen tuaj nga rrjeti social, smartphone, televizion etj.
2. Meditoni
Pavarësisht nga ndryshimi në kulturë dhe mentalitet i njerëzve lindorë dhe perëndimorë, të gjithë ne përpiqemi për lumturi. Praktikat lindore do t’ju ndihmojnë të mësoni të dëgjoni veten dhe të kuptoni dëshirat tuaja. Me ndihmën e tyre, ju do të gjeni ekuilibrin e brendshëm dhe do të kuptoni se çfarë do të thotë lumturi për ju. Mbi të gjitha, dihet që gjithsecili ka lumturinë e tij.
3. Jini të sjellshëm
Nëse bëni diçka të mirë ose mendoni për diçka të mirë, do të merrni diçka të mirë në këmbim. Sapo një person zgjedh të harmonizojë botën e tij të brendshme, ndihet më mirë.
4. Jini mirënjohës
Mos harroni njerëzit që bënë diçka të mirë për ju kohët e fundit, dhe ju nuk i keni falënderuar për shkak të nxitimit të vazhdueshëm. Edhe nëse i keni falënderuar ata, do të jetë shumë e këndshme për personin që të mos harroni shërbimin e tij dhe të merrni kohë për t’i thënë përsëri faleminderit./e.b-abcnews.al