A mund të mendoni se si lëkura e limonit mund të jetë e dobishme? Ne kemi 4 sugjerime veçanërisht interesante për të rregulluar jetën tuaj.
Limonët, të cilët kanë një aromë të mrekullueshme, janë një burim i pasur lëndësh ushqyese dhe jo vetëm! Janë një aleat i vlefshëm në fushën e bukurisë dhe pastërtisë.
4 mënyra të zgjuara për të pastruar me limon
Fuqia pastruese
Lëvoret e agrumeve të ndryshme dhe veçanërisht limonit kanë një fuqi të fortë pastruese. Nëse dëshironi të bëni një pastrues unik me bazë lëvozhgat e limonit, mjafton të njomni disa lëvozhgë në uthull të bardhë për 1 javë. Më pas, pasi lëvozhgat të jenë zhytur në uthull, shtoni një sasi të barabartë uji dhe keni një pastrues shumë efektiv për dyshemenë dhe të gjitha sipërfaqet.
Freskues ajri
Vendosni lëvozhgat e limonit në një tenxhere dhe lërini të ziejnë. Vajrat natyralë të sekretuar nga lëvozhga e limonit do të përzihen me ujin dhe përmes avullit të ujit do të shkojnë në atmosferë duke krijuar një freskues natyral ajri. Nëse dëshironi të pasuroni aromën e limonit, ju këshillojmë të shtoni shkopinj kanelle ose karafil, duke krijuar kështu një aromë unike vjeshte për hapësirën tuaj.
Freskojeni frigoriferin tuaj
Procesi është shumë i thjeshtë. Vendosni një tas të vogël me lëvozhgë limoni brenda frigoriferit tuaj. Aromat do të zhduken dhe frigoriferi juaj do të ketë erë të freskët dhe të pastër.
Pastroni sipërfaqet e prerjes prej druri
Qëroni një limon dhe mblidhni lëvozhgat e tij. Më pas merrni lëvozhgat dhe i fërkoni në sipërfaqen e drurit nga ana e jashtme e verdhë. Për dezinfektim më të mirë, thjesht lëreni dërrasën e prerjes të thahet në diell./abcnews.al