4 kërkesat e Ligës së Futbollit, Armand Duka: Asnjë shpresë para zgjedhjeve

schedule19:23 - 6 Shkurt, 2021

schedule 19:23 - 6 Shkurt, 2021

Katër kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit u bënë legjendë, derisa pati një takim të presidentit të FSHF, Armand Duka, me kryeministrin e vendit Edi Rama. Futbolli një premtim, që nuk u mbajt dhe tani nuk ka as shpresa për ndonjë zgjidhje para zgjedhjeve parlamentare.

Duka, ditën e sotme e ka prekur edhe këtë temë pasi mori pjesë në ceremoninë e nisjes së kampionatit të futbollit për femra, për moshat deri në 15 vjeçe.

“Nuk është realizuar asnjë nga kërkesat. Tani janë në ethet e zgjedhjeve dhe nuk shpresoj të bëjnë gjë deri më 25 prill. Uroj që pasi të mbarojnë garën e ethshme për një post apo për qeverinë, atëherë të mendojnë edhe për futbollin”, tha Duka mes të tjerash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!