4 javë në luftë për jetën, humb betejën me Covid-19 këngëtarja fierake

schedule21:49 - 21 Gusht, 2020

schedule 21:49 - 21 Gusht, 2020

Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak.

Pas një betejë të gjatë, rreth 4 javore,  dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid-19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve.

Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për abcnews.al, kohët e fundit familjarët e saj,  edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lënë pas dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak.

Artistja 52-vjeçare Rainita Pupi ka lënë një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier që do të jenë një thesar i çmuar për këtë qytet dhe jo vetëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!