Njollat e akullores mund të duket diçka jo serioze dhe e parëndësishme por për shkak se ka një bazë proteine mund të bëhet e vështirë për t’u hequr. Mendoni se është zhdukur plotësisht me pastrimin e parë, por mund të duket sërish në rroba. Nëse e keni tharë veshjen me tharëse, njolla bëhet më e vështirë për t’u hequr.
Mundohuni ta pastroni njollën menjëherë
Trajtoni njollat e akullores sa më shpejt të jetë e mundur për rezultatet më të mira. Vendosni veshjen e njollosur në ujë të ftohtë për 5-10 minuta pse më shumë nëse njolla është tharë. Shmangni ujin e nxehtë sepse do i përkeqësoni gjërat.
Fërkojeni detergjentin e rrobave në njollë
Hidhni detergjentin e rrobave tek njolla dhe lëreni në ujë për 30 minuta. Më pas fërkojeni për disa minuta. Është mirë të përdorni detergjent të lëngshëm.
Shpëlajeni dhe përdorni një pastrues të veçantë të njollave
Pasi t’i keni larë rrobat, shtoni pastruesin special të njollave mbi njollë. Lëreni të veprojë për 7-10 minuta para se ta shpëlani me ujë të ftohtë.
Përsëritni hapat derisa njolla të zhduket
Përsëritni këto hapa derisa njolla të jetë zhdukur plotësisht. Sigurohuni që të mos ketë më njollë, pasi sapo pëlhura të jetë tharë, do të jetë pothuase e pamundur të hiqet. /abcnews.al