4 gjëra që kurrë nuk duhet t’ia thoni shefit tuaj

schedule12:50 - 20 Shkurt, 2021

schedule 12:50 - 20 Shkurt, 2021

Është një problem i madh t’i thoni gjënë e gabuar shefit tuaj. Mund t’ju kushtojë vendin e punës.

Më poshtë ne do ju tregojmë se kush janë 4 gjërat që kurrë nuk duhet t’ia thoni shefit tuaj

Një “JO” automatike

Kur shefi juaj ju kërkon të merrni një përgjegjësi të re ose të bëni diçka, kurrë mos thoni ‘JO’. Të paktën, jo në fillim. Dëgjoni, bëni pyetje dhe atëherë nëse ende mendoni se nuk mund ta bëni, shpjegohuni mirë.

U përpoqa t’ju paralajmëroja

Askush nuk pëlqen të dëgjojë fjalinë “Të thashë”, sidomos shefi juaj. Në vend që të theksoni gabimin, pyeteni se me çfarë mund ta ndihmoni.

Çdo gjë që përfundon me ‘Por’

‘Por’ mohon atë që keni thënë më parë. “Më vjen keq që nuk e solla raportin tim në kohës, por…”. Kjo paralajmëron shefin tuaj se ju po gjeni justifikime. Në vend të kësaj thoni: “Më vjen keq që nuk e solla në kohë raportin tim. Herës tjetër do ta sjell në kohë”.

Kjo nuk ka për të funksionuar        

Shefi juaj paraqet ide. Mos u përgjigjni duke e kundërshtuar. Merrni kohë për ta dëgjuar ose thjesht mendoni se ai e ka gjetur zgjidhjen dhe ju thjesht duhet të punoni për të marrë rezultate./e.b-abcnews.al