4 fjalitë që nuk duhet t’i thoni asnjëherë në takimin e parë

schedule13:51 - 28 Tetor, 2022

schedule 13:51 - 28 Tetor, 2022

Jo të gjithë janë të mirë në joshje dhe nuk ka asgjë të tmerrshme me këtë, por nëse nuk doni të humbisni mundësinë për të bërë për vete dikë që pëlqeni, duhet të dini se cilat tema nuk duhet të hapni kurrë. Përshtypja e parë është e rëndësishme, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur ju pëlqen një person.

“Ish-i im…”

Takimi i parë nuk është momenti ku duhet të rrëfeni përvoja nga një lidhje e mëparshme apo të ofendoni ish-ët tuaj. Nëse vazhdojnë takimet, mund të ndani disa eksperienca nga një lidhje e mëparshme, por derisa ta njihni mirë atë person, mos ndani informacione private.

“Unë nuk po kërkoj ndonjë gjë serioze”

Edhe pse jeni larguar nga një marrëdhënie e komplikuar dhe nuk keni nevojë për një lidhje tjetër menjëherë, mund ta dëshironi në të ardhmen, por pas kësaj fjalie keni shkatërruar gjithçka. Përpiquni të mos lini përshtypjen e një personi që kërkon vetëm seks, nëse nuk është kështu!

“Pse jeni akoma vetëm?”

A nuk tingëllon kjo si “Çfarë nuk shkon me ty, pra je vetëm?” Nëse jeni vërtet të interesuar se përse ai është beqar, drejtojini këtë pyetje me një kompliment, për shembull: “Si një djalë simpatik dhe i zgjuar nuk ka të dashur?”

“E shoh që e pëlqen palestrën, por të pëlqen edhe të freskohesh me një birrë”

Është shumë mirë të komentosh një nga fotot e tij, nëse e ke fjalën për “Facebook” apo tjetër. Në raste të tjera, është paksa e papërshtatshme, sepse do të dalë sikur po e kontrolloni dhe shikoni rregullisht fotot dhe nuk jeni ende bashkë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!