KQZ u ka dhënë mandatin 4 deputetëve të rinj që do të futen në Kuvend. Bëhet fjalë për Shkëlqim Bullarin nga radhët e PS që do të zërë vendin e Besjan Ajazit, i cili kandidon për bashkinë e Gramshit. Asllan Dogjani mori mandatin pasi Belind Këlliçi hoqi dorë për shkak të kandidaturës për bashkinë e Tiranës.
Lodovik Hasani do të pasojë Zef Hilën në Shkodër, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa Qani Xhafa do të zërë karrigen e Luçiano Boçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit. Sa i përket Shkodrës, Frrok Gjini duhet të dorëzojë formularin e dekriminalizimit brenda 10 ditësh për të zërë vendin e Benet Becit.
Nëse ai nuk e dorëzon, në radhë për të marrë mandatin është Kabir Fishta./abcnews.al