Manchester United ka refuzuar në të shkuarën dy oferta nga Princi i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. E fundit kapte vlerën 3 bilionë sterlinave. Pronarët aktuale, familja Glazer, kanë deklaruar se nuk do ta shesin klubin për asnjë shifër.
Ata e drejtojnë klubin që nga viti 2005. Vlera aktuale e klubit anglez shkon në 2 bilionë £. Gjithsesi ka zhvillime të reja. Vendimi i pronarit, Kevin Glazer, për të vendosur 13% të aksioneve të klubit në bursë, tregon se tani mund të ulet të bisedojë.
Vlera e United ka rënë këto kohë, por mbetet një markë e fuqishme. Kështu që për ta blerë klubin britanik do të duhet një ofertë bindëse. Një specialist financash, për “The Mirror” thotë edhe vlerën për të cilën familja Glazer do tundohej.
“Nëse United vlen 2 bilionë stërlina, atëherë familjes Glazer duhet t’ia blesh për 4 bilionë stërlina. Gjithmonë nëse amerikanët duan të dëgjojnë ofertën”, shprehet ai. Veprimi për të nxjerrë një pjesë të aksioneve në shitje ka bërë që lindin zërat se tek United po presin një ofertë të tretë. /abcnews.al