39-vjeçari lyhet me benzinë dhe tenton të vetëdigjet para Kryeministrisë, policia jep detajet

schedule16:01 - 18 Korrik, 2020

schedule 16:01 - 18 Korrik, 2020

Një 39-vjeçar U.K., ka tentuar të vetëdigjet me benzinë para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Patrullat e policisë të gjendura pranë kësaj godine kanë ndërhyrë duke e shpëtuar 39-vjeçarin.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një  shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të  vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!