39 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

schedule16:54 - 27 Korrik, 2021

schedule 16:54 - 27 Korrik, 2021

Ditët e fundit shifrat e të infektuarve me Covid janë rritur në thuajse të gjithë vendet e rajonit.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 3 839 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 39 raste të reja.

Rastet e reja në Tetovë-14, Shkup-12, Gostivar-5, Kumanovë-4, Kërçovë-2 dhe nga 1 në Manastir dhe Vallandovë.

Nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje dhe betejën me Covid e kanë fituar 12 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156,124, numri i pacientëve të rikuperuar është 150,307, numri i të vdekurve është 5,491, ndërsa numri i rasteve aktive është 326./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!