Një 23-vjeçar nga Irlanda Veriore është akuzuar nga prokurorët britanike për vdekjen e 39 personave nga Vietnami. 39 personat u gjetën në frigoriferin e një kamioni muajin e kaluar.
23-vjeçari, Christopher Kennedy është akuzuar për komplot dhe organizimin e trafikimit të njerëzve duke thyer ligjin e imigracionit në Britani dhe pritet që të hënën të paraqitet në Gjykatë.
Ndërkohë që Policia britanike tashmë ka akuzuar edhe 25-vjeçarin Maurice Robinson që ishte shoferi i kamionit. Ai akuzohet se ka çuar kabinën e kamionit në Purfleet të Anglisë, ku mori kontenjerin, i cili kishte mbërritur me traget nga Zeebrugge e Belgjikës./abcnews.al