Gjatë 24 orëve 15 pacientë humbën betejën më COVID-19, ndërsa 752 persona rezultuan pozitiv për koronavirus.
Situata e koronvirusit vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa aktualisht në katër spitalet Covid por trajtohen 454 pacientë, 39 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 13 pacientë ndodhen në intubim.
Lexo edhe: Shënohen 752 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë realizuar 211,123 testime, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 951 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi situata vijon të mbetet shqetësuese.
COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 752
Të shëruar ne 24 orë 545
Të shtruar në spitale 454
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2.620
Testime totale 211.123
Raste pozitive 45.188
Raste të shëruara 23.072
Raste Aktive 21.165
Humbje jete 951
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11458
Fier 1600
Durrës 1341
Korçë 1124
Vlorë 1121
Shkodër 945
Elbasan 822
Lezhë 776
Berat 764
Gjirokastër 509
Kukës 441
Dibër 264
/abcnews.al/