38-vjeçari që u plagos në Vlorë subjekt i OLF-së, i dënuar për trafik droge e armësh

schedule08:16 - 30 Maj, 2021

schedule 08:16 - 30 Maj, 2021

38-vjeçari Edison Begaj, i cili u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës, nuk është emër i panjohur për drejtësinë.

Lexo edhe: EMRI/Detaje të reja nga plagosja në Vlorë, 38-vjeçari u qëllua me 4 plumba në hyrje të banesës

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar mëherët formularin për deklarimin e pasurisë.

Lexo edhe: Vrau dy prostituta në Itali, OFL i kërkon pasurinë të fortit të Vlorës me 5 akuza “mbi supe”

Edison Begaj rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Lexo edhe: EMRAT / Gjobvënie dhe trafik lëndësh narkotike, OFL “zbret” në Vlorë, i dërgon formularin 4 personave

Kujtojmë se 38-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, ku edhe mbeti i plagosur në këmbë.

Begaj ndodhet në spital , ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së tij.

/abcnews.al/