Një operacion anti-drogë është ndërmarrë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë ku janë lëshuar 38 urdhër arreste dhe janë sekuestruar disa miliona euro pasuri.
Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Anti-mafies Italiane të Barit.
Lexo edhe: Operacion antidroge në Shqipëri dhe disa shtete: Arrestohen 38 persona, mes tyre edhe zyrtare
Në ndihmë të hetuesve kanë qenë deklaratat e katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Urdhri i nënshkruar nga gjyqtari i Tribunalit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës u lëshua në dispozicion të Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës dhe Drejtorisë së Anti-mafias së Barit , në koordinim e Eurojust.
Gjithashtu arrestimet po kryhen me ndihmën ndërkombëtare të zyrës Ndërlidhëse të Tiranës dhe Policisë Shqiptare, si pjesë e një Ekipi të Përbashkët Hetimor.
Ndërkohë, detajet e aksionit do të bëhen të ditura në një konferencë që do të mbahet në orën 10;30./abcnews.al/