Nga Esiona Konomi
Brenda 27 tetorit presidenti i Republikës do të shpallë një datë për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të zhvillohen në pranverë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u bërë gati për këtë proces, dhe i ka kërkuar qeverisë fondin e nevojshëm.
“37 milionë euro, por në këtë buxhet kemi përfshirë dhe bërë kalukulime për të shtrirë votimin elektronik edhe në disa bashki të tjera.”
Komisioneri Ilirjan Celibashi shpjegon për ABC, që votimi elektronik që u aplikua në Vorë, të shtrihet në 7 bashki.
“Tirana, Shkodra, Elbasani, Durrësi, Vlora, Korça, Fieri. Në rast se edhe palët politike bien dakord e nëse kushtet buxhetore janë, pasi edhe ky është një element që duhet konsideruar. ”
Kuvendi po punon për reformën territoriale, dhe për këtë shefi i KQZ-së ka këtë apel.
“Nëse kjo reformë konkludon brenda 1 apo dy muajsh me një rezultat, atëherë kjo nuk besoj se do të impaktojë negativisht. Përndryshe nuk po them se do të ishte e pamundur, por shumë e vështirë për ta arritur standardin e përgatitjes së procesit zgjedhor.”
E njëjta thirrje i drejtohet politikës edhe për reformën zgjedhore.
“Do të impaktojë negativisht nëse kjo do të ndodhë 1, 2, apo 3-4 muaj përpara datës së zgjedhjeve. Nëse nuk do të kemi komisione zonale zgjedhore me përbërje nga anëtarë të partive politike, por do të bihemi darkord për administrim jo politik, kjo ka goxha impakt për KQZ-në për ta përgatitur këtë adminsitratë të aftë për menaxhimin e këtij procesi.”
KQZ ka filluar punën për trajnimin e stafit, sidomos për ekipin që do të bëjë identifikimin elektronik në mbarë vendin./Abcnews.al/