Një 36-vjeçar me iniciale K.H. në Pogradec është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar disa herë në ajër me një çifte që e posedonte pa leje. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore e Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike” të shtetasit K. H., 36 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në oborrin e banesës së tij, ky shtetas ka prishur qetësinë publike duke qëlluar në ajër, me armë gjuetie (çifte) që e posedonte pa leje, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. /Abcnews.al