Të paktën 36 persona janë lënduar dhe 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Haëai Airlines nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulenca të forta. Incidenti ndodhi pak para se avioni me 278 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të ulej të dielën.
(1/2) HA35 from PHX to HNL encountered severe turbulence & landed safely in HNL at 10:50 a.m. today. Medical care was provided to several guests & crewmembers at the airport for minor injuries while some were swiftly transported to local hospitals for further care.
— Hawaiian Airlines (@HawaiianAir) December 19, 2022
20 persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë. Nga 20 personat e dërguar në spital, 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, mes tyre është një 14-muajshe dhe një adoleshente.
#Update #Video #Breaking_news
36 people were injured, including 11 seriously, Sunday after a Hawaiian Airlines flight from Phoenix to Honolulu pic.twitter.com/ICGt5evgaH— RawNews1st (@Raw_News1st) December 19, 2022
Linja ajrore tha se po kryente një “hetim të plotë” të avionit – një Airbus A330 – përpara se të kthehej në shërbim.
/abcnews.al