Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

36 foshnje shfaqën simptoma të helmimit nga qumështi i kontaminuar, autoritet në Britani nisin hetimet

schedule12:56 - 5 Shkurt, 2026

schedule 12:56 - 5 Shkurt, 2026

Autoritetet britanike që po hetojnë kontaminimin e qumështit të foshnjave, pasi në vend janë regjistruar 36 raste të mundshme të fëmijëve me simptoma që përputhen me helmimin.

Më 6 janar, Nestle tërhoqi nga tregu disa seri të produkteve të saj bazë për foshnja, duke përfshirë SMA, BEBA dhe NAN, në të gjithë Evropën për shkak të kontaminimit të mundshëm me një toksinë që mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella.

Dy javë më vonë, Danone tërhoqi nga tregu një seri të formulës së saj për foshnje Aptamil. Shqetësimet në lidhje me praninë e një toksine, cereulide, shkaktuan tërheqje nga tregu në dhjetëra vende. Autoriteti i Sigurisë Shëndetësore i Mbretërisë së Bashkuar tha se duke pasur parasysh disponueshmërinë e gjerë të produkteve të prekura para tërheqjes, disa raste priteshin pasi spitalet u njoftuan për simptoma të dyshimta.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!