354 viktima dhe mbi 15 mijë raste me Covid në 24 orët e fundit në Itali

schedule19:07 - 15 Mars, 2021

schedule 19:07 - 15 Mars, 2021

Situata e koronavirusit në Itali vijon të jetë shqetësuese.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 354 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 102,499 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se kanë rezultuar pozitivë  15,267 raste me Covid nga 179,015 teste të realizuara.

Lexo edhe: Përdorimi i vaksinës AstraZeneca pezullohet në të gjithë Italinë

Gjithashtu sipas autoriteteve janë shënuar rritje të pacientëve me Covid edhe në kujdesin intensiv.

Kujtojmë se Italia pezulloi këtë të hënë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!