352 viktima në 24 orë nga Covid në Itali, shifra të larta të infektuarish

schedule18:04 - 4 Nëntor, 2020

schedule 18:04 - 4 Nëntor, 2020

Italia është një ndër vende që shifrat e të infektuarve ditorë me Covid vijojnë të jenë të larta.

Statistikat e fundit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 30 550 raste të reja dhe kanë humbur jetën 352 persona.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri në ditët e sotme numri i të infektuarve ka shkuar në 790 377 mes të cilëve 39 764 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë Lombardia vijon të jetë një ndër rajonet më të prekura nga Covid, e ndjekur më pas nga  Piemonte dhe Campania.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!