350 mijë euro në tavolinë, Endri Çekiçin e duan me ngulm në Turqi

schedule20:08 - 10 Shtator, 2020

schedule 20:08 - 10 Shtator, 2020

Endri Çekiçi mund të ndryshojë kampionat. Mesfushori nga Pogradeci, i cili ka spikatur me Olimpija Ljubjana në Slloveni, ka disa oferta.

E fundit për të është ajo e MKE Ankaragucu, klub që garon në Superligën turke. Ekipa24 dhe media të ndryshme në Turqi e bëjnë me dije diçka të tillë.

Gjithashtu zbulohet edhe oferta që klubi turk ka bërë për kartonin e mesfushorit. Olimpija Ljubjana do të përfitojë 350 mijë euro dhe marrëveshjes raportohet se është shumë pranë. /abcnews.al