35-vjeçari me origjinë kroate bëhet president i Kilit

schedule13:24 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 13:24 - 20 Dhjetor, 2021

Një 35 vjeçar me prejardhje nga Kroacia është bërë president i Kilit.

Politikani me bindje të majta, në të kaluarën lider i studentëve, Gabriel Boriç, bëhet Presidenti më i ri i Kilit, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në shtetin e Amerikës Latine.

Boriç ka fituar 55.87 për qind të votave, duke e siguruar kështu fitoren kundër kundërshtarit të tij, që vinte nga kampi i të djathëve në Kili, Jose Antonio Kast.

Presidenti i ri i Kilit i ka falendëruar popullin kilian për besimin që i dhanë në zgjedhjet e mbajtura.

Dua ta fillojë këtë moment historik, që është jashtëzakonisht emocionues, duke qenë në sy të gjithë Kilit dhe të gjithë botës, të falëndërojë të gjithë kilianët që dolën të votojnë, duke e nderuar përpjekjen e tyre për demokraci”,është shprehur Boriç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!