35 vite në skenë, hitet e pavdekshme të Aleksandër Gjokës

schedule08:40 - 6 Shkurt, 2025

schedule 08:40 - 6 Shkurt, 2025

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka në një intervistë të veçantë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News ka rrëfyer jetën e tij mes muzikës e artit. 35 vite në skenë përmes hiteve, duke nisur nga këngët e liqenit, te grupi X e këngët solo.

Hitet e karrierës së tij kanë përfshirë mosha të ndryshme, të cilat publiku i ka përqafuar menjëherë.

Megjithatë Gjoka nuk njihet për shumë klipe, pasi ka zgjedhur që këngët të dëgjohen në fillim dhe më pas vjen klipi.

“Sot tekstet nuk janë bërë si më parë, pasi shohim këngë me tekste mediokre. Muzika nuk shihet dëgjohet. Radio për mua është mrekullia, edhe televizioni, por si Radio jo. Pasi televizioni të shpërqendron. Muzika është e bukur se është e ndryshme. Muzika është kulturë dhe duhet të dëgjohen të gjitha rrymat.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!