Albi Jaçe ishte 6 vjeç kur së bashku me familjen e tij emigruan drejtë Austrisë.
Por Shqipëria nuk iku kurrë nga ai, sot 41 vjeç, Albi ka një dashuri të madhe për vendin ku u lind. Së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët familjen Jace e takojmë në plazhet e Ksamilit.
Pavarësisht se ka vizituar shume vende për pushime, zemra e thërret për në Shqipëri dhe 8 vitet e fundit pushimet e gjata verore i bën vetëm në bregdetin shqiptar, në të njëjtin tur destinacionesh çdo vit.
Me origjinë nga izraeli, bashkeshortja e Albit, Melani erdhi në Shqipëri për here të parë në 2014 dhe Shqipëria ishte një dashuri me shikim të parë.
Edhe Melani nuk e ndërron Shqipërinë me asnjë vend tjeter per te bere pushime verore, ushqimi , njerezit e natyra këtu e kanë bërë për vete. Madje thotë se ka dhe një vend pushimi të preferuar, Borshin.
Çifti i bankierëve prindër të 4 femijëve të lindur në Austri, Shqipërinë ua kanë injektuar në gjak. Në plazh, të vegjëlit i gjen të veshur me bluzen e tyre të preferuar, atë të kombëtares kuqezi. Ky eshtë udhëtimi që ata mezi presin gjithë vitin, ndërsa vetë çifti arratisjet e vogla në fundjavë gjatë vitit i bën po në Shqipëri.
Për vitin tjetër pushimet nuk kanë asnje ndryshim. Melani ka nisur qysh tani të shikojë për hotele në bregdet, ndërsa thotë se tani ndihet si një grua shqiptare.
Pas 35 viteve emigracion, Albi nuk i ndahet Shqipërisë, madje me pushime e vizita të shpeshta që dhe bijtë e tij të lindur jashtë të mos harrojnë rrënjët shqiptare./abcnews.al

