349 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid në Maqedoni

schedule15:49 - 31 Tetor, 2021

schedule 15:49 - 31 Tetor, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton sot se nga 2.754 testime janë regjistruar 349 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shënuar 208 pacientë të shëruar dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa prej tyre 3 janë nga Shkupi, nga 2 nga Shtipi dhe Sveti Nikole dhe nga 1 në Kumanovë, Manastir, Radovish, Strumicë dhe Dojran.

Në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 202.552 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 188.540 janë shëruar dhe 7.132 persona kanë humbur jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!