34 akuza penale, seanca e radhës ndaj Trumpit do të zhvillohet më 4 dhjetor

schedule21:53 - 4 Prill, 2023

schedule 21:53 - 4 Prill, 2023

Më 4 dhjetor, në New York do të zhvillohet seanca e radhës dëgjimore ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Duke folur jashtë gjykatës pas akuzës, avokati i Donald Trump, Todd Blanche tha se klienti i tij është i frustruar dhe i mërzitur, shkruan CNN.

Blanche akuzoi prokurorin e kësaj çështjeje se e ka kthyer një çështje tërësisht politike në procedim politik.

“Nuk është një ditë e mirë. Unë nuk pres që kjo të ndodhë në këtë vend. Ju nuk prisni që kjo të ndodhë me dikë që ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, theksoi ai.

Trump doli nga salla e gjyqit në Manhattan pasi mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. Trump nuk bëri asnjë koment teksa doli nga salla e gjyqit. Më pas ai hyri në një makinë që e priste dhe pritet të largohet ditën e sotme nga New York.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!