320 raste të reja me Covid në Itali, rritet numri i viktimave

schedule18:49 - 17 Gusht, 2020

schedule 18:49 - 17 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 4 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 320 raste të reja.

Krahasuar me një ditë më parë vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja me Covid 19.

Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 254 235 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 35 400 qytetarë.

Deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 203.968 persona, ndërsa zona më e prekur nga e gjithë periudha e pandemisë është ajo e Lombardisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!