Kryedemokrati Lulzim Basha përkujtoi 32-vjetorin e vdekjes së ish-poetit dhe intelektualit Havzi Nela, i cili u var nga autoritetet diktatoriale komuniste në 10 gusht të vitit 1988.
Me anë të një postimi në “Twitter”, ai shpreh vlerësimet ndaj Nelës, duke e cilësuar si poetin e pavdekësisë.
Postimi i plotë i Bashës:
“Thoni: Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët, lëshoi kushtrim.
Thoni se: E qorroi terri
Thoni: Dielli nuk u ngrohu.
Thoni se: E trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: Çohu!”
Havzi Nela – Poeti i pavdeksisë./abcnews.al
“Thoni: Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët, lëshoi kushtrim.
Thoni se: E qorroi terri
Thoni: Dielli nuk u ngrohu.
Thoni se: E trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: Çohu!”
Havzi Nela – Poeti i pavdeksisë pic.twitter.com/Vsdg1odBtz— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 10, 2020