32 vite nga beteja e parë me Anglinë, FSHF publikon pamjet e rralla

schedule13:57 - 8 Mars, 2021

schedule 13:57 - 8 Mars, 2021

Sot, 20 ditë para ndeshjes me Anglinë, federata Shqiptarë e Futbollit vendos të kthehet 32 vite pas, kur ne ndesheshim për herë të parë me përfaqësuesen e “Tre Luanëve” dhe humbnim 0-2. FSHF ka publikuar disa nga fotot e asaj ndeshje në “Qemal Stafa”, ku kanë qenë rreth 25 mijë spektatorë në stadium, rekord që mbahet edhe sot.

POSTIMI – Si sot 32 vjet më parë (më 8 mars 1989) Shqipëria luante me Anglinë ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 1990. Kjo ishte hera e parë që ndesheshin me në histori, ndërkohë që interesi për këtë sfidë ka qenë tejet i madh, si nga tifozët, ashtu edhe nga media e huaj.

Trajneri i atëhershëm i kuqezinjve, Shyqyri Rreli hodhi në fushë këtë formacion: Halim Mersini, Skënder Gega, Hysen Zmijani, Skënder Hodja, Fatbardh Jera, Mirel Josa, Artur Lekbello, Sulejman Demollari, Lefter Millo, Arben Minga dhe Ylli Shehu.

Në anën tjetër kombëtarja e Anglisë e drejtuar nga trajneri i mirënjohur Bobby Robson kishte në formacion lojtarë si Gary Lineker, Peter Shilton, kapitenin Bryan Robson dhe shumë lojtarët të njohur të kohës.

Takimi u mbyll me fitoren 0-2 të anglezëve, të cilët shënuan nga një gol për çdo pjesë me John Barnes (16’) dhe Bryan Robson (63’). Në stadiumin “Qemal Stafa” mendohet se kanë qenë rreth 25 mijë tifozë të pranishëm për të parë këtë duel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!