32 viktima dhe 199 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule20:24 - 6 Shtator, 2021

schedule 20:24 - 6 Shtator, 2021

Është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut gjatë orëve të fundit.

Raporti i fundit i ministrisë bën me dije se nga 2.558 testime janë regjistruar 199 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 32 persona.

Prej rasteve të reja 157 janë në Shkup, nga 6 në Kumanovë dhe Kavadar, nga 4 në Prilep, Gostivar, Kërçovë dhe DIbër, Veles 3, Manastir, Shtip, Strugë, Sveti Nikole dhe Kriva Pallankë nga 2 dhe 1 në Bogdanci.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa 13 prej tyre janë nga Shkupi, 6 nga Tetova, 3 nga Gostivari, 2 nga Velesi dhe nga 1 në Prilep, Kavadar, Ohër, Strumicë, Strugë, Sveti Nikole, Radovish dhe Dellçevë. ISHP po ashtu ka regjistuar edhe 556 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 180.243 raste të reja, ndërsa prej tyre 159.365 janë shëruar dhe 5.097 kanë humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!