Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gjergji Priftulin, i cili goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës më 16 korrik.
Por teksa 37-vjeçari është lënë i lirë, gazetarja e Abc, Ema Shazivari mëson se Agostin Sefa, 31 vjeçari i cili u godit nga gomonia po lufton me jetën në spitalin e Traumës.
Lexo edhe: Përplasi çiftin e pushuesve me gomone në Jalë, gjykata nxjerr nga burgu 37-vjeçarin
Ai ka marrë lëndime të shumta në bark dhe shpinë dhe ndodhet në reanimacion.
Lëndime të lehta mori e dashura e tij 25-vjeçare E.Gj.
Çifti po qëndronte në breg të detit, ndërsa mjeti ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë.
Ndërkohë Abc mëson se në seancën ndaj Gjergj Priftulit avokati ka kërkuar masë sigurie më të lehtë nga ajo në burg.
Sipas tij ngjarja ishte aksidentale pasi 37-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit lundrues. Gjykata e ka cilësuar aksidentale ndërsa 37-vjeçari ka pasur edhe dy fëmijët e tij në breg.
Ai ka humbur kontrollin duke u rrëzuar. Në rrethanat për masën është vlerësuar edhe fakti që personi nuk ka qenë i dënuar më parë dhe mjeti ka rezultuar me dokumente.
/Abcnews.al/