31 vite që nga shembja e murit të Berlinit, simbol i Luftës së Ftohtë

schedule15:18 - 9 Nëntor, 2020

schedule 15:18 - 9 Nëntor, 2020

Vetëm një ditë më parë është mbyllur përfundimisht simboli i fundit i luftës së ftohtë, aeroporti i Tegel, shumë i dashur nga Berlini për të cilët ishte për shumë kohë, porta për të hyrë në botë; sipas deklaratës së kryebashkiakut të kryeqytetit gjerman Mikael Muller. Një javë më parë, me një vonesë prej nëntë vitesh është hapur një strukturë zëvendësuese në anën tjetër të Berlinit që ka marrë emrin e Uilli Brendt, protagonist në vitet 70 i sezonit të Ostpolitik.

Aeroporti i ndërtuar në vitin 1948, gjatë bllokimit të qytetit nga sovjetikët, përfaqësonte lidhjen me perëndimin demokratik kur Berlini Perëndimor ishte një enklavë demokratike në brendësi të Republikës Demokratike gjermane komuniste, dhe ndahej me murin, i cili sot shënon 31 vjetorin e rënies.

9 nëntor të 1989-ës muri i Berlinit u shemb. Ikonografia e gdhendur në kujtimet e atyre të rinjve që u ngjitën për ta tërhequr poshtë, të pluhurit që u ngrit nga shembja e barrierës, të çekiçëve dhe pompave me ujë që përballoheshin me çadra; në shenjë sfide për një regjim në agoni tashmë.

Në tre ditë, dy milion persona kaluan kufirin duke shënuar fundin e një epoke të shoqëruar nga Lufta e Ftohtë dhe përballja e dy superfuqive në skenën botërore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik.

E vërteta, që tregohet nga historia, është se muri u rrëzua atëherë kur askush nuk e priste dhe pse në një mënyrë ishte paralajmëruar për shkak të arratisjeve të shumta në stinën e verës: Gjermanët lindorë largoheshin nëpërmjet Hungarisë dhe Çekosllovakisë.

Ndodhi që pas disa javësh trazirash publike, qeveria e Gjermanisë lindore deklaroi se vizitat në Gjermani dhe në Berlinin perëndimor do të lejoheshin. Një deklaratë që shkaktoi një mbipopullim në të dy anët e murit që ndante qytetin. Rojet të cilat u kapën në befasi, nga një numër kaq i madh njerëzish, kërkuan urdhra se si të silleshin, por gjithsesi lëvizën barrierat për të lejuar kalimin pa kontrolle. Një rezistencë pa asnjë mjet ndihmës do të kishte qenë e kotë dhe e përgjakshme. Në fillimi kishte habi për sjelljen e agjentëve të policisë të cilët për rreth 30 vjet kishin qëlluar me armë këdo që përpiqej të kalonte murin, duke vrarë të paktën 140 civilë.

Më pas gjithë mbrëmjen ishte një festë e madhe e një populli të ribashkuar.

Për 28 vjet kjo barrierë çimentoje e gjatë 155 kilometra ndau fizikisht kryeqytetin gjerman në dy pjesë: në Berlinin Lindor të kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik dhe Berlinin Perëndimor, zonë e pushtuar nga amerikanët, britanikët dhe francezët.

Ndërtimi kishte nisur natën mes 12 – 13 gushtit 1961 për të bllokuar flukset e qytetarëve nga lindja që emigronin në perëndim, në kërkim të një jete më të mirë. Fillimisht u vendosën shtylla dhe tela me gjemba, ndërsa disa vite më vonë muri ishte thjesht i pakalueshëm. Dy radhë të gjata blloqesh parafabrikate prej çimentoje të lartë 3 metra, shtriheshin paralelisht përgjatë kufirit, të kontrolluara nga dy kulla dhe postblloqe. Në mes, një copë tokë, e njohur si rripi i vdekjes që ruhej nga qitës.

Mendohet se më shumë se 200 persona janë vrarë në përpjekje për të kaluar në Berlinin perëndimor. Rreth 5 mijë persona arritën të kalonin kufirin. Rënia e murit të Berlinit i hapi rrugë ribashkimit të Gjermanisë i cili përfundoi formalisht në 3 tetor 1990./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!