Maqedonia e Veriut vijon që të shënojë një numër të larë viktimash nga Covid, ndërsa rastet e reja janë në ulje.
Sipas raportit të orëve të fundit në Maqedoni janë konfirmuar të infektuar me Covid 67 raste të reja nga 1 169 teste dhe kanë humbur jetën 31 persona.
Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 28, Kumanovë – 8, Gostivar dhe Ohër nga 4, Prilep, Tetovë, Manastir, Kavadar dhe Shtip nga 3, Strugë, Kërçovë dhe Resnje nga 2, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 1.
Gjithashtu gjatë prëve të fundit janë shëruar 782 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e der imë tani numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni ka shkuar në 152.814, numri i pacientëve të shëruarve ka arritur në 134.653, ndërsa kanë humbur jetën 4.992 qytetarë.e.su./abcnews.al