“31 gushti vija e kuqe” Talibanët paralajmërojnë “pasoja” nëse Biden vonon tërheqjen e trupave nga Afganistani

schedule11:42 - 23 Gusht, 2021

schedule 11:42 - 23 Gusht, 2021

Afati i fundit për tërheqjen e trupave nga Afganistani është vetëm disa ditë larg dhe evakuimit të dëshpëruar të njerëzve po u mbaron koha. Talibanët kanë paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të zgjasin afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Në një intervistë për Sky News zëdhënësi i Talibanëve, Dr Suhail Shaheen ka thënë: 31 gushti i deklaruar nga Presidenti Biden është vija e kuqe. Ata kanë deklaruar se do të tërheqin të gjithë forcat ushtarake. Prandaj nëse ata shtyjnë afatin do të thotë që ata po zgjasin pushtimin dhe nuk ka nevojë për këtë”

Ai ka shtuar “Nëse SHBA e Britania e Madhe kërkojnë më shumë kohë për evakuim përgjigjja është JO. Ose do të ketë pasoja”

Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së Boris Johnson, i cili i kërkoi Joe Biden të zgjasë afatin e tërheqjes së trupave amerikane për të lejuar më shumë njerëz të largohen nga sundimi i terrorit të talebanëve.

Ditët e fundit 300 studentë – kryesisht vajza -janë evakuuar në Katar për sigurinë e tyre. Por shumë gra dhe vajza tani i frikësohen  sundimit taleban./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!