“30 vjet që kur ka vdekur Enver Hoxha s’ka ujë këtu”.
Rreth 200 familje të fshatit Orman të Maliqit prej shumë vitesh vuajnë për ujë të pijshëm. Ju duhet të bëjnë 3 deri 5 km rrugë që të sigurojnë ujë. Po jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë cdo ditë.
“ Mbushim në Rëmbec, Pendavinj 5 km, Cangonj vemë. Ata që kanë mjete venë e përditë me makinë. Ne njëherë në muaj mbushim e mbajmë brenda”, shprehet një qytetar.
“2-3 orë larg me karroca se me këmbë nuk llogaritet”.
“Të punosh tërë ditën si bujk të bëhesh djersë, e të vesh në shtëpitë mos kesh ujë të lahesh”, ka thënë një tjetër banorë.
Bashkia e Maliqit deri një vit më pare kujdesej për furnizimin e tyre me ujë ndërsa këtë vit kjo s’ka ndodhur.
“Deri vjet na sillnin me zjarrëfikëse ujë nga dy here dhe tre here në ditë. Na e shpërndanin po sivjet s’kanë sjellë hiç”.
Sipas banorëve tre here kanë nisur punimet për ujësjellsin dhe rrjetin e tubacioneve.
“Tubacione tre here kanë shtrirë nga Golloborda, Shëngjergji, tani po i bëjnë nga Plasa. Tani vetëm lufta na ka ngelur të marrim dyfekët”.
“Na thane njëherë në prill tani thonë nga tetori”.
U interesuam pranë Bashkisë se Maliqit dhe mësuam se punimet për ujësjellësin e ri përfundojnë në fund të muajit tetor./abcnews.al