Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

30 mln euro fatura fiktive, në hetim 13 shqiptarë në Itali, mes tyre drejtuesi

schedule19:11 - 28 Qershor, 2021

schedule 19:11 - 28 Qershor, 2021

Në Itali Guardia di Finanza ka sekuestruar asete të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 14 milionë euro nga një konsorcium që operon në fushën e furnizimit, shërbimeve portuale dhe të transportit me qendër në Prato.

Masa u urdhërua me kërkesë të prokurorit të Firences si pjesë e një hetimi që zbuloi fatura false me vlerë 30 milionë euro. Janë 16 persona nën hetim, 13 shqiptarë dhe 3 italianë, me banim në Bolonjë, Firence, Lucca, Pisa, Pistoia dhe Prato.

Midis tyre është drejtuesi i konsorciumit, një 49 vjeçar nga Shqipëria dhe një bashkatdhetar i tij 31 vjeçar, i konsideruar si administrator “de facto”.



Personat e përfshirë akuzohen për lëshim të faturave false ose përdorimin e tyre për lëvizje që nuk i kishin kryer dhe mos pagim të TVSH-së./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!