30 mjekë shqiptarë në Itali, reagon Meta: Do të forcojë edhe më shumë marrëdhënien mes dy popujve

schedule20:51 - 28 Mars, 2020

schedule 20:51 - 28 Mars, 2020

Pas mbërritjes së 30 mjekëve shqiptarë në Itali, për të luftuar në vijën e parë me virusin vdekjeprurës COVID-19, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Në një reagim në facebook, Presidenti Meta se solidariteti i treguar me popullin fqinj në këtë situatë të vështirë do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë”, shkruan presidenti Meta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!