30 minuta nga mbyllja e procesit, Luigi Soreca: Vëzhgimi në qendrat e votimit vazhdon

schedule18:34 - 25 Prill, 2021

schedule 18:34 - 25 Prill, 2021

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka shkuar sot në terren për të parë nga afër procesin e votimit elektronik në shkollën “Dora D’istria”.

Ai deklaroi gjatë fjalës për mediat se BE do të vëzhgojë procesin e votimit në të gjithë vendin.

Ndërsa, së fundmi, Soreca ka postuar në Tëitter disa foto nga qendra e votimit, ku shkruan se vëzhgimi do të vijojë në këto qendra deri në mbyllje të procesit të votimit, që është ora 19:00.

Postimi i plotë:

“Dita e Zgjedhjeve në #Shqipëri
Vëzhgimi në qendrat e votimit vazhdon deri në mbyllje në orën 19:00.
VOTO”. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!